leoni

U mbajt takimi i radhës për hartimin e Planit të Integritetit të Komunës së Malishevës

Mbështetur në Ligjin për Vetëqeverisjen Lokale dhe në pajtim me Statutin e Komunës së Malishevës, si dhe kërkesës nga drejtoria për administratë të përgjithshme, kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, nxjerri Aktvendimin për formimin e grupit punues për hartimin e Planit të Integritetit të Komunës së Malishevës 2022-2025. Koordinatori për hartimin e Planit të Integritetit të Komunës së Malishevës, Fatmir Ademaj, mbajti takimin e radhës me anëtarët e grupit të cilët vijnë nga drejtoritë dhe sektorët e administratës komunale, ku u diskutua draftplani i integritetit i Komunës së Malishevës, në këtë punëtori të mbështetur nga Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), në Kosovë, ku  konsulenti, Sadri Rrmoku nga OSBE, referoi për ” Teknikat e hartimit dhe zbatimi i planit të integritetit në komuna”. Sipas koordinatori për PIKM, Fatmir Ademaj, jemi në përfundim të dokumentit dhe pritët të kaloi në konsultim publik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …