U mbajt trajnim me drejtorët e shkollave për ekstremizmin e dhunshëm dhe mekanizmat në parandalimin e kësaj dukurie

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ekipi Veprues për siguri në bashkësi në Viti, kanë organizuar të enjtën një trajnim me drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Vitisë, me temë “Ekstremizmi i dhunshëm dhe mekanizmat në parandalimin e kësaj dukurie”. I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, Sokol Haliti, i cili në fjalën përshëndetëse ka thënë se Vitia është njëra ndër komunat që ka pasur shumë organizime, sa i përket luftimit të ekstremizmit të dhunshëm. Qëllimi i këtyre organizimeve ka qenë që kjo komunë të ketë klimë të qetë dhe stabile në aspektin e sigurisë. Edhe prania e drejtorëve në këtë trajnim, tregon agjendën e mirëfilltë të Institucioneve komunale. Andaj, të gjithë duhet të angazhohemi për të  luftuar ekstremizmin e dhunshëm”, tha kryetari Haliti. I pranishëm ishte edhe zv.koordinatori i mekanizmit referues në nivel vendi, Muhamet Hyseni.

Kontrolloni gjithashtu

Në Viti u promovuan librat “Brenda vargut” dhe “Figurat stilistike të poezisë shqipe nga burgu”, të autorit Ardian Haziri

Nën organizimin e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Krijuesve “Ramadan Musliu” në Viti, u promovuan dy …