Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi në fushën e kontrollit të mallrave strategjike

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës dhe Ministria e Ekonomisë e Malit të Zi kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi në fushën e kontrollit të mallrave strategjike me qëllim të përforcimit të bashkëpunimit në fushën e kontrollit të tregtisë së armëve dhe pajisjeve ushtarake, armëve konvencionale, armëve të shkatërrimit në masë, si dhe eksportin e mallrave me përdorim të dyfishtë. Memorandumi është nënshkruar në nivel sekretarësh duke theksuar nevojën për të bërë përparime në shkëmbimin e informacionit dhe eksperiencave në çështjet e transferimit ndërkombëtar të kontrollit të mallrave strategjike. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shala ka theksuar se ky memorandum është edhe një hap tutje në thellimin e bashkëpunimit në mes Kosovës dhe Malit të Zi, duke shtuar se memorandume të tilla do të bëhen edhe me vendet tjera fqinje. Ndërsa Sekretari i MTI-së, Burim Rreci ka theksuar gatishmërinë e MTI-së për bashkëpunim në fushën e mallrave strategjike që del edhe si obligim nga Bashkimi Evropian. Rreci ka thënë se forcimi i kontrollit kufitar është interes i shtetit të Kosovës që po ashtu një marrëveshje të tillë ka nënshkruar edhe më Shqipërinë. “Një marrëveshje të tillë e kemi nënshkruar me Shqipërinë, do ta nënshkruajmë edhe me Kroacinë dhe Maqedoninë së shpejti”, theksoi Reci. Ndërsa Milan Srzentic, sekretar shtetëror në Ministrinë e Ekonomisë të Malit të Zi theksoi se ky memorandum ka rëndësi të veçantë për dy shtetet, për intensifikimin e bashkëpunimit dhe kontrollit kufitar.

Kontrolloni gjithashtu

Jetën ia falën lirisë, që të jetojë i lirë shqiptari

Sot në Gllogjan e Maznik të komunës së Deçanit, në nder të 25-vjetorit të rënies …