U nënshkrua marrëveshja tri palëshe e bashkëpunimit për shfrytëzimin e hapësirës së Qendrës Rinore në Viti

Zëvendëskryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu ka pritur në takim znj. Diana Lekaj përfaqësuese nga Instituti Edutask dhe Donjetë Sadikun nga Qendra Rinore në Viti. Me këtë rast ata kanë nënshkruar edhe një marrëveshje bashkëpunimi në mes tyre për shfrytëzimin e hapësirës së Qendrës Rinore në Viti nga institutit në fjalë për realizimin e aktiviteteve te projektit “E ardhmja Kohesive”. Përndryshe bëhet me dije se qëllimi i projektit “E ardhmja kohesive” është edhe funksionalizimi i qendrës së komunitetit. Marrëveshja përfshin disa aktivitete që do të realizohen nga ky projekt dhe atë në fund të shatorit të vitit 2026. Sipas kësaj marrëveshje tri palëshe ndër tjerash parashihet edhe të bëhet rregullimi i hapësirës së Qendrës Rinore në Viti me inventar te ri sipas nevojës dhe me qëllim te funksionalizimit të plotë të kësaj qendër dhe disa punë të tjera. Përndryshe ky projekt mbështetet nga The Global Community Engagement and Resilience Fund (GCERF).

May be an image of 3 people

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …