U nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit në mes të MMK-së dhe Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Jordanisë

U nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit në mes të MMK-së dhe Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Jordanisë

Pas procesit paraprak bashkëpunues përgatitor, sot u zyrtarizua partneriteti bilateral në mes Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Jordanisë në fushën e mbrojtjes. Memorandumi i Mirëkuptimit u nënshkrua në distancë për shkak të rrethanave  të krijuara nga pandemia.  nga shefi i shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Jordanisë, gjeneral major Jusuf Alhnati,  në emër të palës jordaneze dhe komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me autorizim dhe  të ministrit Quni, në emër të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës.  Si marrëveshja bilaterale e 15-të me radhë e bashkëpunimit të Republikës së Kosovës me vendet tjera në fushën e mbrojtjes, ka për qëllim bashkëpunimin në fushat si: luftën kundër terrorizimit, operacionet paqeruajtëse dhe humanitare, arsimimin dhe stërvitjet ushtarake, hulumtimin në industrinë e mbrojtjes si dhe shkëmbimin e përvojave në nivel ekspertësh. Të pranishëm gjatë nënshkrimit të Memorandumit përkatës ishin edhe ministri i Mbrojtjes, Anton Quni dhe sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Mbrojtjes, Rozafë Ukimeraj.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj: Prokuroria Speciale në Hagë po përpiqet ta pamundësojë mbrojtjen e të akuzuarve

Gjykata Speciale në Hagë, në lëndën kundër krerëve të UÇK-së ka vendosur që të mos e dëgjohet sërish një dëshmitar i mbrojtur

Në Gjykatën Speciale, në Hagë, në lëndën  gjyqësore kundër krerëve të UÇK-së është vendosur që të …