Brickos

U nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit për mirëmbajtjen e Zonave të rehabilituara

Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj dhe Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor Albena Reshitaj, kanë nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit për mirëmbajtjen e Zonave të rehabilituara nga Projekti JICA Follow Up i cili është i bazuar në kursin e trajnimit të JICA “Promovimi i Iniciativës SATOYAMA – Konservimi i Biodiversitetit dhe Zhvillimi Rural përmes Menaxhimit të Qëndrueshëm të Burimeve Natyrore”. Pas nënshkrimit Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor Albena Reshitaj, është shprehur: “Kjo që nënshkruam ne sot është për të mirën e jetës së qytetarëve të komunës së Suharekës, për të rriturit dhe normalisht për të prekur pikat shumë të rëndësishme të cilat ndikojnë drejtpërdrejtë në shëndet dhe mirëqenien”. Ndërsa kryetari Muharremaj ka numëruar projektet që po ndihmohen nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, për çka i jemi mirënjohës kësaj ministrie dhe kësisoj ne po i përmbushim premtimet që kemi dhënë para qytetarëve se do të kemi një Komunë më të pastër në vend, më të bukur dhe një ambient që do të na kanë lakmi të gjithë. Sipas memorandumit të nënshkruar do të sigurohet mirëmbajtja e parkut nga Komuna e Suharekës, veçanërisht në drejtim të menaxhimit të mbeturinave në dy lokacione dhe mirëmbajtjen e dritave diellore dhe shenjave turistike.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …