U përkujtua 24 vjetori i “ Masakrës së Burimit” krim për të cilin ende nuk është dënuar askush

Sot 24 vite më parë, në territorin e Komunës së Malishevës, ka ndodhur masakra më e madhe, ajo e ndodhur tek Vrella e Mëhillit në Burim, ku mizorisht janë vrarë e masakruar 42 qytetarë, kryesisht të fshatrave Astrazup dhe Dragobil. Sot, nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, është mbajtur një mbledhje përkujtimore dhe janë bërë homazhe në varrezat e martirëve në Dragobil dhe në vendin e rënies në Burim. Në mbledhjen përkujtimore, i pari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, në fjalën e tij, me rastin e përkujtimit të të rënëve në këtë masakër, mes tjerash ka thënë se “ për këtë krim të rëndë të kryer nga pushteti serb, mbi popullatën e pafajshme, nuk është dënuar askush, as kryesit e as urdhërdhënësit,  dhe si kryetar i komunës, brenda mundësive, do të angazhohet në zbardhjen e këtij krimi dhe dënimin e atyre që kryen këtë masakër, të cilët duhet të dënohen për çdo dhimbje që kanë shkaktuar dhe për çdo lot derdhur të nënave tona”. Më pas, kryetari Kastrati, gjatë fjalimit të tij, tha se “ ky krim, ishte hakmarrje ndaj popullatës shqiptare, për shkak të përkrahjes që populli i dha luftës çlirimtare”. “Kjo ishte masakra më e madhe në komunën tonë dhe familjarët kërkojnë drejtësi”, ka thënë kryetari Kastrati. Edhe kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Argjend Thaçi, në fjalën e rastit, tha se “kjo masakër, sikur edhe tjerat, janë dëshmi që i pa e tërë bota, se në Kosovë por kryhej gjenocid. Serbia, vrau fëmijë, gra e pleq, por asnjëherë nuk mundi ta vras idealin e popullit shqiptar, për liri dhe pavarësi”. Në këtë mbledhje përkujtimore, edhe përfaqësuesi i organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, Metush Kryeziu, e cilësoi si krimin më të rëndë të pushtetit serb, ndaj popullatës shqiptare, ndërsa në emër të familjarëve të 42 të vrarëve në këtë masakër, Adem Morina, i ka falënderuar të gjithë për këtë përkujtim dhe për respektin e treguar në vazhdimësi, për ngjarjen.

May be an image of 12 people, people standing and outdoors

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti priti në takim drejtorët e shkollave për të diskutuar rreth problemit të mos ekzekutimit të pagave për arsimtarët e komunës së Vitisë

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, zhvilloi sot një takim me drejtorët e shkollave …