NË PASTASEL PËRKUJTOHEN DËSHMORËT DHE MARTIRËT E LIRISË NË 24-VJETORIN E MASAKRËS

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi së bashku me familjarë, bashkëluftëtarë, bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të OVL-së, kanë përkujtuar dëshmorët dhe martirët e lirisë në fshatin Pastasel, të cilët po në këtë ditë, ndodhi një prej krimeve më mizore të kriminelëve serbë dhe të shtetit terrorist, të cilët vranë, masakruan, dogjën e zhdukën 106 fëmijë, gra, pleq e burra të paarmatosur. Pastaseli ia fali luftës sonë çlirimtare bashkëluftëtarët Milaim Krasniqi dhe Fadil Krasniqi, të cilët ranë me pushkë në dorë në altarin e lirisë, dëshmuan vlerat morale të trashëguara nga të parët. “Ajo ditë e përgjakshme fundmarsi do të mbetet e pashlyer në kujtesën tonë, për krimet e llahtarshme që përjetoi populli ynë gjatë përpjekjeve për çlirim. Drejtësia dhe dënimi i krimeve të padënuara të 31 marsit 1999 do të jetë qëllimi ynë kryesor deri në fund, për të qetësuar shpirtrat e familjeve dhe popullit tonë për humbjet e mëdha njerëzore.”- u shpreh Kryetari Latifi. Lavdi e përjetshme të gjithë të rënëve të luftës!

May be an image of 5 people and people standing

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu po merr pjesë në Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale

Kryetari i komunës së Ferizajt z. Agim Aliu po qëndron në Strasbourg të Francës me …