U përkujtua 33 vjetori i “Masakrës së Malishevës” ku ranë dëshmorë: Ali Kryeziu dhe Hisni Mazreku

U përkujtua 33 vjetori i “Masakrës së Malishevës” ku ranë dëshmorë: Ali Kryeziu dhe Hisni Mazreku

Sot, u bënë 33 vite nga ngjarja më e rëndë e vitit 1990 në Malishevë, ku ranë dëshmorë Ali Kryeziu dhe Hisni Mazreku, ndërsa u plagosën e dhjetëra të tjerë, si dhe janë maltretuar e torturuar, gjatë protestës popullore kundër regjimit serb dhe për të drejtat e popullit shqiptar. Ndërsa kjo ngjarje vlerësohet si njëra prej ngjarjeve e cila ka rëndësi të madhe historike, pasi përherë të parë, krahas reagimit popullor, është shënuar edhe reagim i parë institucional, pasi Komuna e Malishevës, e ka ngritur këtë çështje deri  në instanca ndërkombëtare.

Përmes homazheve në vendin e rënies dhe në varrezat e dy dëshmorëve, në Bubavec dhe Malishevë, sot është përkujtuar kjo ngjarje. Në shënimin e këtij përkujtimi morën pjesë, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, i shoqëruar nga drejtorët e drejtorive dhe zyrtarët të tjerë, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Argjend Thaçi, i shoqëruar nga anëtar të kuvendit, përfaqësues të subjekteve politike në Malishevë, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta e UÇK-së, familjarë dhe qytetarë të tjerë.

Në fjalën e rastit, Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Vesel Krasniqi, këtë ngjarje e ka vlerësuar si ngjarja më e dhimbshme e atij viti, por edhe më krenarja, pasi populli i Malishevës, si gjithmonë, ishte në ballë të këtyre proceseve historike, por edhe institucioni i komunës, publikisht dhe zyrtarisht, kishte dalë në mbrojtje të të drejtave të qytetarëve dhe kundër regjimit të kohës.

“Populli shqiptar, asnjëherë nuk i ka ndalur përpjekjet për liri dhe pavarësi, e në këto përpjekje edhe Malisheva si territor, jo që ishte pjesëmarrëse, por edhe prijëse e tyre. Kujtojmë, grevën e minatorëve, pastaj protestat gjithëpopullore, e sidomos në janar të vitit 1990, kur edhe u vranë Ali Kryeziu dhe Hisni Mazreku, dhe pikërisht kjo ngjarje ka shënuar edhe kthesën e madhe historike, pasi për herë të parë, ish drejtuesit e Komunës së Malishevës, patën reaguar zyrtarisht, duke kërkuar përgjegjësi për ngjarjen, dhe kjo neve na bëri edhe më të fortë, pasi kemi vazhduar me përpjekjet tona, deri në luftën e  lavdishme të UÇK-së, por edhe në këtë luftë, Malisheva ishte njëra prej bartëseve kryesore, deri në çlirimin e vendit. Por pavarësisht çlirimit, ne ende nuk e kemi lirinë e plotë, ndërsa bartësit e luftës dhe themeluesit e shtetit, sot padrejtësisht po mbahen në Hagë, me akuza të fabrikuara nga Serbia. Po ashtu, situata politike në vend, vazhdon të jetë jo e mirë, prandaj, më shumë se kurrë, neve na duhet në unitet kombëtar në përpjekjet tona për shtet ndërtim”, ka thënë mes tjerash, nënkryetari  Komunës së Malishevës, Vesel Karsniqi, në fjalën e tij, me rastin e  përkujtimit të dëshmorëve të kombit, Ali Kryeziu dhe Hisni Mazreku, të rënë më 30 janar të vitit 1990.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një person i dyshuar për  veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Sekuestrohen dy armë dhe iniciohet rast “mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”

Pas një hetimi preliminar të zhvilluar nga Sektori i Hetimeve në kuadër të Stacionit Policor …