U përkujtua dëshmori Faik Dragaj nga Leqina

Sot, me nderim dhe mirënjohje të thellë, u përkujtua dëshmori Faik Dragaj nga Leqina, i cili dha jetën për lirinë e atdheut vetëm nëntë ditë para çlirimit të Skenderajt. Duke vlerësuar sakrificën e tij, kryetari i komunës së Skenderajt, z. Sami Lushtaku theksoi se dëshmorët janë themeli i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, ndërsa kujtimi për ta duhet të ruhet dhe të përcillet brez pas brezi. “Sakrifica e tij është dëshmi e çmimit të madh që u pagua për lirinë që gëzojmë sot. Emri dhe vepra e tij do të mbeten përherë në kujtesën tonë kombëtare”, ka shkruar Lushtaku. Ai shprehu nderim të përjetshëm për dëshmorin Faik Dragaj dhe për të gjithë ata që ranë në altarin e lirisë së Kosovës. Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorit Faik Dragaj dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e tretë urgjente për vitin 2026

Komiteti për Politikë dhe Financa i komunës së Malishevës, nën drejtimin e Kryesuesit të Kuvendit, …