Sot, në kuadër të aktiviteteve të Festivalit Kombëtar të Folklorit “Eshkë e ndezur mbi Shkëlzen”, u mbajt tryeza shkencore me temën:
“Ruajtja, kultivimi dhe promovimi i folklorit burimor në ditët e sotme përmes festivaleve folklorike”.
Në këtë aktivitet mori pjesë edhe kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, së bashku me studiues, njohës të kulturës, përfaqësues institucionesh dhe dashamirës të trashëgimisë sonë kombëtare.
Tryeza shërbeu si një platformë diskutimi mbi rëndësinë e ruajtjes, kultivimit dhe promovimit të vlerave autentike të folklorit shqiptar, duke theksuar rolin e festivaleve folklorike në përcjelljen e kësaj trashëgimie te brezat e rinj.
Deçani vazhdon të mbetet vatër e rëndësishme e kulturës dhe traditës sonë, duke dëshmuar përkushtimin ndaj ruajtjes së identitetit dhe pasurisë shpirtërore kombëtare.