Kryetari Aliu me të rinjtë e Klubit “Rin’ON” qëndruan në fshatin Balaj

Kryetari i Komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve ditore të tij qëndroj në fshatin Balaj. Me këtë rast me të rinjtë e këtij fshati në kuadër të Programit të Rinisë Aktive, Klubi Rin’ON vendosën murale në shkollën e fshatit si dhe u vendosën shporta mbeturinash në fshat, duke dëshmuar traditën që ka fshati me banorët e tij, të aktivizmit në punë me rëndësi komunitare.

Ky projekt i realizuar nga Klubi “Rin’ON” u mbështetet nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) dhe Community Building Mitrovica (CBM).

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skënderajt me homazhe përkujton 26-vjetorin e rënies në altarin e lirisë të komandantit Ilaz Kodra

Me nderime të larta, Komuna e Skënderajt ka përkujtuar 26-vjetorin e rënies heroike të komandantit …