U shënua 6 qershori Dita e Dëshmorëve të Mitrovicës

Kryetarit  i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nënkryetari i komunës, Safet Kamberi, kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Bislim Imeri, përfaqësues  të institucioneve tjera  lokale,  familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të organizatave të dala nga lufta  dhe qytetarë të shumtë, në varrezat e dëshmorëve në Shipol, kanë bërë homazhe dhe kanë vendos buqeta me lule, me rastin e  Ditës së Dëshmorëve të komunës së Mitrovicës.

Me këtë rast kryetari Bahtiri, e vlerësoj lart kontributin e jashtëzakonshëm të 76 dëshmorëve nga komuna e Mitrovicës, të rënë në luftën e fundit për lirinë dhe pavarësinë e vendit.

Po ashtu ne Qendrën e Kulturës “Rexhep Mitrovica” u mbajt një  manifestim për nderë të  kësaj dite.

Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri në fjalën e ti,  tha se nderimi më i madh për këta dëshmorë,  është puna e përbashkët për ndërtimin e një Kosove, ku liria e arritur me shumë mund dhe sakrificë nuk guxon të keqpërdoret.

”Shënimi i ditës së Dëshmorëve  të komunës së Mitrovicës, të rënë për lirinë dhe pavarësinë e vendit, është përkujtim i sakrificës, guximit dhe heroizmit, i më të dashurve tuaj dhe tanë, që u flijuan duke dhënë jetën e tyre për të realizuar aspiratat shekullore të popullit për të larguar pushtuesin njëherë e përgjithmonë nga trojet tona, nderimi më i madh për dëshmorët e  kombit është puna jonë e përditshme për të ndërtuar një Kosovë të zhvilluar ekonomikisht, me vende punë për të gjithë  dhe me institucione demokratike që u shërbejnë njësoj të gjithë qytetarëve.”, tha ndër të tjerash kryetari i komunës Agim Bahtiri.

Ky përvjetor u organizua nga komuna e Mitrovicës, përkatësisht nën përkujdesjen e kryetarit të komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …