U zgjodhën këshillat e ri të fshatrave në Podgorcë dhe Ramnishtë

Në fshatrat Podgorcë dhe Ramnishtë janë mbajtur zgjedhjet për kryetar dhe anëtarë të këshillave të këtyre fshatrave. Në fshatin Podgorcë, kryetar i këshillit të fshatit është zgjedhur, Naim Haziri dhe janë përzgjedhur edhe 7 anëtarë të këshillit. Gjithsej në këtë takim kanë marrë pjesë 15 banorë të cilët kanë marrë pjesë edhe në procesin e votimit. Gjithashtu zgjedhjet për Kryetarin dhe Këshillin e fshatit janë mbajtur edhe në fshatin Ramnishtë, ku morën pjesë 32 pjesëmarrës me të drejtë vote. Kryetar i këshillit të fshatit Ramnishtë, u zgjodh, Adem Shabiu ndërsa këshilli i këtij fshati do të ketë 9 anëtarë. Kurse sot zgjedhje të tilla do të mbahen në fshatin Ramjan prej orës 18:00 kurse në Fshatin e Ri prej orës 20:00.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …