KQZ

Udhëzimi administrativ, që mundëson zgjedhjet e reja në veri, i tejkalon dispozitat ligjore dhe nuk sjellë rezultate pozitive

Udhëzimi administrativ, që mundëson zgjedhjet e reja në veri i tejkalon dispozitat ligjore dhe  nuk mund të sjellë rezultate pozitive, thonë njohësit e Kushtetutës  së Kosovës. PDK, thotë, se kryetarët e kësaj partie, janë të gatshëm të bashkëpunojnë me qeverinë dhe kjo çështje të zgjidhjet me një marrëveshje politike. Udhëzimi administrativ që u mundëson peticionin qytetarëve për largimin e kryetarëve në katër komunat veriore të Kosovës, nuk mund të garantojë mbajtjen e zgjedhjeve me pjesëmarrjen e qytetarëve të komunitetit serbë. Njohësit e rrethanave pretendojnë se  rruga më e shkurtë për zgjidhjen e problemit është shkarkimi i kryetarëve në katër komunat veriore, por varet se a e pranojnë ata këtë mundësi.

Kontrolloni gjithashtu

Joe Wilson: Deklarata e ministres serbe është e neveritshme, Beogradi s’duhet të organizojë sesionin e OSBE-së në 2027

Kongresisti republikan amerikan Joe Wilson ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së ministres serbe Snezhana Paunoviq, …