Uilliam Berns: Nuk ka prova faktike se Rusia po përgatitet për një luftë bërthamore

Drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane, Uilliam Berns deklaron se shërbimi i inteligjencës nuk ka parë asnjë provë praktike deri në këto momente se rusët po planifikojnë vendosjen apo edhe përdorimin e mundshëm të armëve taktike bërthamore në Ukrainë. Deklarata e rëndësishme që qetëson në një farë mënyrë të gjithë botën, u bë nga shefi i CIA gjatë një konference për mediet. Rusia vendosi arsenalin e saj bërthamor në gatishmëri të lartë pas nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt dhe në atë kohë Burns paralajmëroi se duke pasur parasysh kërcënimin e udhëheqjes ruse, kjo gjë nuk duhej marrë me lehtësi.

Kontrolloni gjithashtu

Rodney Dixon: Veprimet ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së duhet kuptuar në kohë lufte

Avokati i ish-kryetarit të Parlamentit të Kosovës, Rodney Dixon, u përgjigj sot pyetjeve të Gjykatës …