Uk Lushi kritikon Osmanin, Kurtin dhe PDK-në: Dështuan ta mbrojnë Thaçin, ta nominojnë president në prill 2026

Analisti kosovar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Uk Lushi, ka adresuar kritika të ashpra ndaj presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit në detyrë Albin Kurti, Kuvendit të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës, duke i akuzuar se nuk kanë bërë pothuajse asgjë për mbrojtjen institucionale dhe politike të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim në Hagë. Lushi ka vlerësuar se shteti i Kosovës ka “vegjetuar turpshëm” përballë një procesi që ai e cilëson të padrejtë dhe të stërzgjatur, duke mos ushtruar përgjegjësitë e tij për mbrojtjen e shtetasve dhe ish-krerëve të shtetit. Sipas tij, presidentja Osmani, kryeministri Kurti, Kuvendi dhe partitë politike kanë ende një mundësi të fundit për ta “përmirësuar këtë gabim”, duke e nominuar dhe rizgjedhur Hashim Thaçin president të Kosovës në prill të vitit 2026, kur përfundon mandati i presidentes aktuale. Ai ka rikujtuar se Thaçi dha dorëheqje nga posti i presidentit dhe shkoi vullnetarisht në Gjykatën Speciale për, siç shprehet, të mbrojtur Luftën Çlirimtare të Kosovës. Lushi ka pretenduar se akuzat e ngritura nga raporti i Dick Marty-t kanë rënë gjatë procesit gjyqësor dhe se aktakuza, në thelb, është rrëzuar pas përfundimit të fazës së provave dhe dëshmive në dhjetor 2025.  “A do ta kenë politikanët e Kosovës mençurinë dhe vizionin për ta kuptuar peshën e një veprimi të tillë?”, ka pyetur Lushi, duke shtuar se rizgjedhja e Thaçit në prill 2026 do të ishte, sipas tij, veprim i duhur juridikisht, historikisht dhe politikisht.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Europian sërish paralajmëron Shqipërinë në lidhje me të ashtuquajturat Pasaportat të arta

Mbi 6 mijë shtetas të Kosovës me leje qëndrimi në Shqipëri, kryeson bashkimi familjar

Mbi gjashtë mijë shtetas të Republikës së Kosovës po qëndrojnë aktualisht në territorin e Republikës …