UNDP në Kosovë dhe Gjermania lansojnë partneritetin bashkëpunues në promovimin e masave aktive të tregut të punës

UNDP në Kosovë dhe Gjermania lansojnë partneritetin bashkëpunues në promovimin e masave aktive të tregut të punës

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) hyn në partneritet me Qeverinë Gjermane, përmes Shoqëria Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar (GIZ) GmbH në Kosovë, për fazën e tretë të projektit “Programet Aktive të Tregut të Punës” (ALMP) që do të zbatohet deri në dhjetor 2022.

Ngjarja shënoi nisjen e fazës së re të “Programet Aktive të Tregut të Punës” dhe inaugurimin e partneritetit strategjik ndërmjet UNDP-së, GIZ-it dhe Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve. Në këtë ngjarje morën pjesë Shefja e Bashkëpunimit për Zhvillim nga Ambasada Gjermane në Kosovë, znj. Vera Baumann, Drejtori i GIZ-it në Kosovë, z. David Oberhuber, dhe përfaqësues relevant nga zyra e GIZ-it në Prishtinë, Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, znj. Maria Suokko si dhe z. Drin Haraçia nga Agjencia Kosovare e Punësimit (AKM) dhe partnerë dhe të ftuar të tjerë.

Projekti kap vlerën e më shumë se 660.000 euro dhe ka dy komponentë kryesorë.

Projekti fokusohet në zgjerimin e bizneseve përmes ofrimit të granteve që mundësojnë përshpejtimin e rritjes së biznesit dhe krijimin e vendeve të punës për personat e riatdhesuar. Për më tepër, projekti do të zhvillojë aftësitë dhe shërbimet e integrimit në tregun e punës nëpërmjet trajnimeve (bootcamps) në teknologji të informacionit dhe komunikimit (ICT). Bootcamps janë programe intensive afatshkurtra të krijuara për të pajisur pjesëmarrësit me aftësi programimi që I përgatit për punësim në pozicione teknologjike të nivelit fillestar. Bootcamps të propozuara zbatohen bazuar në modelin Ready-to-Work (i gatshëm për punë) i cili ndjek një proces të strukturuar me tre karakteristika kryesore: 1) trajnim intensiv të aftësive të shpejta, 2) qasje të të mësuarit me përvojë dhe 3) kurrikulë bazuar në kërkesat e industrisë.

Bashkëpunimi në “Programet Aktive të Tregut të Punës” (ALMP) ndërmjet UNDP-së dhe GIZ-it bazohet në rezultatet e angazhimit të vazhdueshëm në mbështetjen e tregut të punës në Kosovë nga UNDP dhe GIZ. Gjatë zbatimit të projektit,  mbështetje e theksuar do t’u ipet punëkërkuesve gra dhe nga komunitetet jo-shumicë.

“Programet Aktive të Tregut të Punës” i UNDP-së vazhdon të mbështesë institucionet e Kosovës në hartimin e politikave dhe programeve strategjike, të bazuara në dëshmi, dhe ofrimin e trajnimeve në punë, subvencionimit të pagave, si dhe granteve dhe shërbimeve këshillëmore për të nxitur mundësitë e vetëpunësimit, si rezultat i të cilave përfituesit janë fuqizimi ekonomik përmes punësimit ose sipërmarrjeve të reja. Në partneritet të ngushtë me APK-në, UNDP ka hartuar dhe zbatuar disa masa aktive punësimi, dhe ka ofruar mundësi trajnimi dhe punësimi për mbi 16,000 të reja dhe të rinj në partneritet me rreth 2,300 ndërmarrje private.

Kontrolloni gjithashtu

Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

BDI cakton datën për Kongresin e V-të: Fillojnë përgatitjet intensive

Këshilli i Përgjithshëm i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) zhvilloi sot mbledhjen e radhës, ku …