Xhavit Zariqi u zgjedh Kryesues i Kuvendit të Komunës së Ferizajt

Pas betimit të Kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, seanca ka vazhduar me zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Ferizajt.

Me vota të fshehta, Kryesues u zgjodh Xhavit Zariqi, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i cili fitoi 41 vota nga të gjithë anëtarët e Kuvendit të Komunës.

Pas kësaj me një fjalë rasti të pranishmëve i është drejtuar Kryesuesi i Kuvendit të Komunës Xhavit Zariqi, i cili tha se do të bashkëpunojë ngushtë me të gjithë anëtaret e këtij kuvendi, në mënyrë që të ecim para.

Kuvendi Komunal i Ferizajt i ka 41 anëtarë të përfaqësuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje, Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma Socialdemokrate, Iniciativa qytetare “Ne Mundemi”, Iniciativa qytetare “Reformimi Demokratik për Ferizajn”, si dhe Partia e Ashkalinjëve të Kosovës.

May be an image of 4 people, people standing and indoor

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së III – 1973/1974 të Gjimnazit në Viti

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim përfaqësues të gjeneratës së …