Uran Ismaili: Ajo që po shihet tani është një rënie e Lëvizjes Vetëvendosje u mungon debati dhe planet

Uran Ismaili: Ajo që po shihet tani është një rënie e Lëvizjes Vetëvendosje u mungon debati dhe planet

Sekretari i PDK-së, Uran Ismaili, njëherit kandidat nga radhët e kësaj partie për deputet, ka thënë se ajo që po sheh është një rënie e Lëvizjes Vetëvendosje. “Po e shohim që mungesa e debatit, planeve, kërkesa që të votohet një person, shpeshherë shihet edhe ambicia e tij mbi rendin kushtetues, mbi Kushtetutën e Kosovës dhe mbi ligjet e Kosovës, gjitha këto po e ulim besimin që ndoshta qytetarët kanë mundur ta kenë. Në anën tjetër po shohim planet konkrete të PDK-së, pakoja e rimëkëmbjes ka qenë dëshmi që PDK-ja mund të realizojë diçka për qytetarin”, ka thënë Ismaili. Ai ka shtuar se Vetëvendosje po shihet një sinkronizim i të gjithëve për zgjedhjen e një personi dhe asgjë tjetër.

Kontrolloni gjithashtu

Obiliqi mbetet vatër e ndotjes – Termocentralet tejkalojnë kufijtë e lejuar për gazrat helmues

Termocentralet në Obiliq vazhdojnë të tejkalojnë ndjeshëm kufijtë e lejuar të ndotjes për gazra të …