Urimi i kryetarit Haliti me rastin e 28 Nëntorit- Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Dita e Flamurit Kombëtar Shqiptarë

Në prag të shënimit të festës së 28 Nëntorit, Kryetari i Komunës ës Vitisë, Sokol Haliti ju është drejtuar të gjithë qytetarëve vitias dhe gjithë kombit shqiptar me një mesazh urimi.

“ Të nderuar qytetarë vitias dhe bashkëkombës kudo që jeni brenda dhe jashtë trojeve shqiptare. Në prag të shënimit të ditës më të rëndësishme të kombit tonë, pra festës së 28 Nëntorit Ditës së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ditës së Flamurit Kombëtar Shqiptarë dëshiroj të ju urojë të gjithë shqiptarëve këtë festë të madhe kombëtare. Kjo ditë e bekuar e kombit tonë gjithmonë ka bashkuar dhe do të bashkoj shqiptarët për të kremtuar shpalljen e pavarësisë së Republikës së Shqipërisë dhe për të nderuar flamurin tonë kombëtar kuq e zi natyrisht duke kujtuar edhe sakrificën për liri. Për nderë të kësaj dite Komuna e Vitisë, konkretisht DKRS-ja do të organizon aktivitete të ndryshme që do të mbahen të nga dita e nesërme deri me 28 nëntor. Përmbyllja e aktiviteteve do të bëhet me koncertin festiv që do të mbahet të dielën në Shtëpinë e Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti me fillim në ora 16:00 nga AKV “Kemaj Azizi”-Viti. Prandaj edhe njëherë urime këtë festë dhe Zoti bekoftë shqiptarët kudo që janë” thuhet ndër tjerash në urimin e kryetarit Haliti.

Fotografia e Komuna e Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …