Urimi i kryetarit Haliti me rastin e 5 majit – ditës së dëshmorëve të komunës së Vitisë

Me rastin e 5 Majit – Ditës së Dëshmorëve, kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti ka përcjell urimet më të përzemërta, duke u përkulur me nderim të thellë para sakrificës së bijve dhe bijave për lirinë që e gëzojmë sot.

Dëshmorët janë themeli i lirisë sonë dhe udhërrëfyes i përhershëm për të ardhmen.

Me respekt të veçantë kujtojmë të gjithë dëshmorët e Komunës së Vitisë, të cilët mbeten nderi ynë më i madh.

Familjarë të dëshmorëve, ju shpreh mirënjohjen më të sinqertë për qëndresën dhe krenarinë e tyre.

Gëzuar dita e dëshmorëve!

Sinqerisht

Sokol Haliti

Kryetar i komunës së Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mban takim koordinues për organizimin e festës tradicionale “Zoja e Madhe” në Letnicë

Me iniciativën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur një takim …