Bashkim Ramosaj

Urimi i Kryetarit Ramosaj me rastin e festës së Fitër Bajramit

 

 

 

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, i ka uruar të gjithë besimtarët e besimit Islam me rastin e Fitër Bajramit, ai ndër të tjera tha: Në këtë ditë të veçantë, pas përfundimit të muajit të madhërishëm të Ramazanit, muajit të sakrificës, paqes e solidaritetit u uroj gjithë besimtarëve myslimanë, festën e Fitër Bajramit. Misioni i vetëm i këtij muaji të shenjtë dhe i festës së Fitër Bajramit, është solidariteti i plotë përmes urisë, përmes këtij përkushtimi dhe përmes ndarjes së të mirave të sofrës me të tjerët.

Uroj që çdo familje të ketë gëzim, begati, dashuri dhe të mira në jetë.

Gëzuar Fitër Bajrami për të gjithë.

Sinqerisht nga Bashkim Ramosaj

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbledh Këshillin e Drejtorëve, kërkon mobilizim të plotë pas paralajmërimeve për përkeqësim të motit

Nën kryesimin e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot është mbajtur mbledhja e …