Brickos

Ministri Shala me Inspektoratin kontrollojnë çmimet në markete, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit

Ministri Shala me Inspektoratin kontrollojnë çmimet në markete, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorit

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, bashkë me Inspektoratin e kësaj ministrie ka bërë inspektimin e marketeve në Prishtinë me qëllim të verifikimit të çmimeve në rafte dhe në arkë. Ministri Shala tha se kjo po bëhet me qëllimin e zbatimit në përpikëri të Ligjit për Mbrojtën e Konsumatorit. “Sot bashkë me Inspektoratin e Ministrisë kemi vendosur që në vazhdën e aktiviteteve tona, me qëllim të zbatimit në përpikëri të ligjit për mbrojtjen e konsumatorit kemi marrë vendim për të dalë në inspektime të jashtëzakonshme në Prishtinë. Përmes inspektoratit kemi kërkua nga të gjitha inspektoratet e tjera komunale të marrim inspektime të jashtëzakonshme dhe fokus i këtyre ka qenë inspektimi i çmimeve të produkteve që shiten në Kosovë e kjo për verifikimin se produkti i cili është duke u shitur në pikën shitëse me vlerën të cilën i prezantohet qytetarit, ajo vlerë e atij produkti a është duke u reflektua edhe me çmimin e arkës”, tha ministri Shala.

 Ministri Shala tha se rezultatet e sotme të inspektimit janë një lajm i mirë për qytetarët, pasi që sipas tij edhe bizneset janë vetëdijesuar. “Kjo është një lajm i mirë për qytetarët tonë për arsye që edhe bizneset tona janë vetëdijesuar dhe pas inspektimeve tona të shtuara nuk po lejojmë që të ketë mashtrime të mundshme tek konsumatori jonë”.

Shala bëri të ditur se inspektimet e MTI-së do jenë permanente dhe të vazhdueshme edhe në sektorë të tjerë.

“Unë ju ftoj juve gazetarëve që për secilin shqetësim, ta shfaqni atë por edhe ta informoni MTI që t’i marrim masat e nevojshme e gjithë kjo që konsumatori ynë të jetë i sigurt në atë që e blen. E gjithë kjo nuk është që ne po veprojmë diçka në kundërshtim me biznesin por në këtë rast duke e ndihmuar konsumatorin tonë por edhe duke i vetëdijesua bizneset”, tha Shala.

Po ashtu, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë i ka informuar sot qytetarët që të bëjnë ankesa në rast se gjatë blerjes së produkteve nëpër markete hasin në parregullsi. Qytetarët mund të thërrasin në numrin e telefonit: 0800 11000

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Në Kuvendin e Kosovës. në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore

Në mungesë të kuorumit, ka dështuar të themelohet komisioni hetimor për kontratat njëburimore, pasi deputetët …