Urimi i kryetarit Suma me rastin e 28 nëntorit

Kryetari i komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, me rastin e 28 nëntorit i ka uruar të gjithë qytetarët e komunës së Hanit të Elezit dhe gjithë shqiptarët kudo ku gjinden, ai ndër të tjera ka thënë:

Të dashur qytetarë,

URIME 28 Nëntori  Dita e Flamurit.

Kjo festë e madhe e jona, dita e flamurit tonë kombëtar na kujton ngjarje të mëdha të historisë së kombit tonë, në këtë ditë nderojmë së pari të rënët për liri, por edhe  luftëtarët e të gjitha kohërave që luftuan për lirinë e kombit tonë. Urime Dita e Flamurit, 28 Nëntorin e Gjergj Kastriot Skënderbeut, Pavarësinë e Shqipërisë, Ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari, daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe luftën heroike, gjakun e sakrificën e popullit shqiptar ndër shekuj. “28 Nëntori” është një festë me rëndësi të veçantë, festë që ringjall krenarin kombëtare dhe na bënë të kujtojmë me respektin më të madh të gjithë ata që ranë dhe u sakrifikuan për lirinë dhe çështjen kombëtare. “Kjo festë e rëndësishme është thellë e ngulitur në memorien historike kolektive kombëtare dhe në zemrat e të gjithë pjesëtarëve të popullit shqiptar për të na dëshmuar se liria nuk na është falur, ajo është paguar me gjakun e djemve më të mirë të këtij vendi.

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit

Rufki Suma

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …