URIMI I MINISTRIT BYTYQI PËR PASHKËT KATOLIKE

Ministri i MASHT-it Shyqiri Bytyqi me rastin e Pashkëve uron të gjithë besimtarët e krishterë duke shtuar: Gëzuar Pashkët për të gjithë besimtarët katolikë!

Në këtë ditë të veçantë për besimtarët e besimit katolik, uroj që sa më shumë të ketë dashuri, paqe, harmoni, e çdo gjë të mirë në familjet e të gjithëve!

Me rastin e Pashkëve, uroj dhe shpresoj në sa më shumë besim tek njëri-tjetri, shpresoj në një bashkëpunim në rritje, çdo herë për qëllime pozitive, për vendin dhe komunitetin!

Kontrolloni gjithashtu

Gjendja nën kontroll dhe rrugët të kalueshme pas reshjeve të shiut në komunën e Vitisë,

Pas reshjeve të pandërprera të shiut gjatë natës, gjendja në Komunën e Vitisë paraqitet stabile. …