Urimi i kryetarit Bahtiri për 8 Marsin-Ditën e Gruas

Në urimin e kryetarit të komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri thuhet: Me respektin më të madh ua uroj nga thellësia e zemrës 8 Marsin-Ditën ndërkombëtare të gruas, këtë ditë të shenjtë për ju.

Uroj  që kjo ditë të ju gjej juve dhe familjet tuaja të lumtura, të gëzuara dhe të respektuara, plotë harmoni dhe vullnet për një jetë akoma më të mirë dhe më të rehatshme.

Ju të nderuara motra dhe nëna na bëni krenarë me vlerat tuaja të dëshmuara për çdo ditë në zhvillimin e familjes dhe për përkushtimin e angazhimin tuaj, që krahas obligimeve familjare, të kontribuoni edhe në të gjitha fushat tjera të jetës dhe punës.

Nuk ka asnjë dyshim se gratë e komunës së Mitrovicës janë krah i fortë dhe i pa zëvendësueshëm i zhvillimit ekonomik e kulturor të komunës.

Ne që ndodhemi në institucionet e pushtetit komunal, kemi konsideratë të lartë për punën dhe angazhimin tuaj, andaj edhe kemi bërë përpjekje që të mbështesim në mënyrë konkrete e materialisht të gjitha kërkesat për përmirësimin e pozitës së gruas në komunë.

Ju garantoj se edhe në të ardhmen do të jemi përkrah jush në të gjitha sfidat dhe synimet tuaja për një të ardhme më të mirë e më të lumtur.

Prandaj, edhe njëherë ju uroj përzemërsisht ditën tuaj të veçantë e domethënëse 8 Marsin, thuhet në urimin e kryetarit të komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …