Kryetari Selmanaj ka nderuar më ,,Mirënjohje Qyteti” pas vdekjes veteranin e arsimit Isuf Ismajlaj

Për nder të 7 Marsit ditës së Mësuesit kryetari i komunës së Deçanit Rasim Selmanaj  ka nderuar më ,,Mirënjohje   Qyteti”  pas vdekjes veteranin e arsimit shqip në Rrafshin e Dukagjinit  Isuf Ismajlaj  më motivacion: Për kontributin e tij jetësor në shërbim të çështjes kombëtare dhe në fushën e arsimit. Të pranishëm në ketë ceremoni ishin i pari i komunës së Deçanit Rasim Selmanaj, me bashkëpunëtorë, veteran të arsimit, ata të cilët bashkudhëtuan më Isufin, ish drejtor dhe drejtor shkollash, familja e Isuf Ismajlaj dhe qytetarë.

Se Isuf Ismajlaj ishte njeri më vlera të larta, njëri i cili për as një qastë nuk ju nda edukimit të brezave deri në frymën e fundit duke dhënë kontribut të veçante në shumë fusha deri në fillet e para të fillimit të luftës së UÇK-së  ku më 29 Maj të viti 1998 plagoset rënd ndërsa trajtimi i plagëve në atë kohë nuk mund të jepte rezultatet e duhura gjë që shkaktoi edhe sëmundjen e Isuf Ismajlaj i cili më 19 Nëntor 2001 ndahet  nga jeta, veprimtari i paepur i çështjes kombëtare në përgjithësi dhe arsimit shqip në veçanti.

Ndërsa pikërisht në ketë ditë të shenjët të 7 Marsit pas nderimit më ,,Mirënjohje Qyteti’’ kryetari Selmanaj, tha se kur nderojmë njerëzit sikurse Isuf Ismajlaj nderojmë vlerat dhe dijen e këtij populli i tillë ishte Isufi i cili për asnjë qastë nuk u ndal për të mirën e këtij vendi deri në frymën e fundit.

Për jetën dhe veprën e Isuf Ismajlaj kanë folur edhe  prof.Rexhep Mulliqi, prof. Nezir Avdimetaj, deputetja Safete Haderxhonaj, mësuesja Sofe Rizaj. Ndërsa duke e falënderuar kryetarin e komunës  së Deçanit Rasim Selmanaj, drejtorin e Arsimit dhe gjithë pjesëmarrësit Prof.Have Ismajlaj tha u jam mirënjohës që kontributin e Isufit sot  po e vulosni me anë të kësaj Mirënjohje.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …