Ushtria e Kosovës zbarkon në Kalimash për t'u dalë në ndihmë autoriteteve shqiptare në shuarjen e zjarreve

Ushtria e Kosovës zbarkon në Kalimash për t’u dalë në ndihmë autoriteteve shqiptare në shuarjen e zjarreve

Pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë shkuar mbremë Shqipëri për të intervenuar në shuarjen e vatrave të zjarrit. Këtë e bëri të ditur Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili theksoi se që nga fillimi i shpërthimit të zjarreve krahas operacioneve në vend ka ofruar mbështetjen e plotë për intervenim edhe në Shqipëri. “I nisëm trupat tona të FSK-së në mbështetje të vëllezëve e motrave tona në Republikën e Shqipërisë. Prej fillimit të shpërthimit të zjarreve, krahas operacioneve tona në vend, kam ofruar mbështetjen e plotë me kapacitetet tona në dispozicion për mbështetje të vëllezërve dhe motrave tona në Republikën e Shqipërisë”, është shprehur mes tjerash Mehaj.

Kontrolloni gjithashtu

​Sindikata e punëtorëve në sektorin privat reagon ashpër për gjendjen e rënd të punëtorëve në Kosovë

Që nga janari e deri në tetor, 26 persona kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës

Që nga janari e deri në tetor, 26 persona kanë humbur jetën në vendin e …