Avokatët e nënkryetarit të OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj kërkojnë përjashtimin e dy gjyqtarëve të lartë të Gjykatës Speciale

Avokatët e nënkryetarit të OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj kërkojnë përjashtimin e dy gjyqtarëve të lartë të Speciales

Avokatët britanikë të nënkryetarit të OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, po kërkojnë përjashtimin e dy gjyqtarëve të lartë të Gjykatës Speciale nga postet e tyre për “abuzim të autoritetit” mbi ndjekjen penale të klientit të tyre. Bazuar në deklaratën e tyre, gjykimi i të akuzuarit nga Dhomat e Specializuara është i njëanshëm. Sipas së përditshmes britanike The Telegraph, avokatët që përfaqësojnë ish-luftëtarin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, pretendojnë se një prej gjyqtarëve i informoi diplomatët e BE-së për rastin e tij në një mënyrë që minoi pavarësinë e saj dhe vendimmarrjen e paanshme gjyqësore.

Kontrolloni gjithashtu

BE-ja kërkon stabilitet në Kosovë pas formimit të Qeverisë Kurti

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, në takimin e parë me kryeministrin Albin …