Ushtria e Shteteve të Bashkuara pritet të fillojë stërvitjen e ushtarëve ukrainas për përdorimin e armëve amerikane

Ushtria e Shteteve të Bashkuara pritet të fillojë stërvitjen e ushtarëve ukrainas për përdorimin e armëve amerikane të artilerisë së rëndë, citohet  të ketë deklaruar një zyrtar i lartë amerikan i mbrojtjes. Një  “howitzer” është përgjithësisht një armë me rreze të gjatë veprimi e ngjashme me një top, e cila ka predha më të vogla e që mund të gjuajë më me shpejtësi. Javën e kaluar kryetari amerikan Joe Biden njoftoi një ndihmë ushtarake shtesë prej 800 milionë dollarësh për Ukrainën, duke e zgjeruar ndihmën me armë të artilerisë së rëndë, përpara një sulmi më të gjerë rus në Ukrainën lindore. Zyrtari, duke folur në kushte anonimiteti, tha se trajnimi mbi përdorimin e armëve të artilerisë së rëndë do të zhvillohet jashtë Ukrainës. Shtetet e Bashkuara kanë stërvitur më parë forca ukrainase për përdorimin e dronëve të ndryshëm.

 

Kontrolloni gjithashtu

Mbi 5 mijë fletëvotime nga diaspora kanë arritur në Komisionin Qendror Zgjedhor

Skandal zgjedhor që turpëron shtetin: 109 të ndaluar për manipulim votash, Reuters alarmon për imazhin e Kosovës

Pas aksionit të madh policor dhe prokurorial që rezultoi me ndalimin e 109 personave, kryesisht …