Kush janë ata që po zhvillojnë fushatë verbale me sharje, fyerje, përbuzje e kërcënime kundër, Valdete Dakës?

Valdete Daka i fton përfaqësuesit e partive politike dhe vëzhguesit e tyre të tregojnë kujdes maksimal dhe integritet

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka ftuar përfaqësuesit e subjekteve politike dhe vëzhguesit e tyre të tregojnë kujdesin maksimal për integritetin e procesit, që po zhvillohet në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, duke iu përmbajtur rregullave dhe procedurave të kësaj qendre, të ruajnë qetësinë e t’i shërbejnë procesit demokratik. Daka me një deklaratë publike ka bërë të ditur se çdo cenim i procedurave dhe rregullave të Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve është në kundërshtim me deklaratën e vëzhguesit të nënshkruar prej tyre si dhe në kundërshtim me ligjin.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …