Valmir Elezi: Procesi zgjedhor ka filluar pa vonesa në të gjitha qendrat e votimit në Republikën e Kosovës

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi në konferencën e parë për media theksoi se procesi zgjedhor ka filluar pa vonesa në të gjitha qendrat e votimit në Republikën e Kosovës. Ai shtoi më tutje se qysh në orët e hershme të mëngjesit, materiali zgjedhor, përfshirë edhe fletëvotimet është shpërndarë me kohë për në të gjitha Qendrat e Votimit. “Gjithashtu, njoftojmë se duke u mbështetur në informacionet e pranuara nga KQZ, procesi i votimit për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka nisur në të gjitha Qendrat e Votimit në Republikën e Kosovës” tha mes tjerash gjatë konferencës për medie, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi. Ai shtoi më tutje se publikimi i rezultateve nga vendvotimet e para pritet të nisë para orës 20:00 dhe do të përditësohet në mënyrë progresive, vendvotim pas vendvotimi, menjëherë pas përfundimit të numërimit në secilin vendvotim.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e ish të Burgosurve Politikë e Kosovës kërkon drejtësi për Astrit Deharin

SHBPK: Reagim ndaj shtrembërimit të së vërtetës historike në hapësira publike

Të indinjuar nga përdhosja publike e të kaluarës sonë nga autorë dashakeqës ndaj të djeshmës …