Zgjedhjet në Kosovë

Tahir Shabani: Zgjedhjet po vëzhgohen nga 70 vëzhgues nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim

Tahir Shabani nga Instituti për Bashkim dhe Zhvillim me seli në Francë ka dekrluar se procesi i zgjedhjeve po vëzhgohet nga 70 vëzhgues nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim. Ai ka shtuar më tutje se pjesëmarrja e vëzhguesve ndërkombëtarë dhe monitorimi i procesit është pjesë e përpjekjeve për të siguruar një proces zgjedhor të qetë, transparent dhe të drejtë. “Ne kemi të akredituar 70 vëzhgues në të gjithë Kosovën nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim në seli në Francë. Ishim në mëngjes edhe nga Ferizaji, ishte qetë. Vetëm e kam një mesazh për qytetarët e Kosovës, uroj  të kenë durimin, pavarësisht situatës që të votojnë 4 herë brenda vitit, dhe që në të ardhmen kalendari zgjedhor të respektohet” ka porositur Tahir Shabani nga Instituti për Bashkim dhe Zhvillim me seli në Francë.

Kontrolloni gjithashtu

Prokurorët e Gjykatës Speciale, në Hagë, do ta kenë të vështirë ta dëshmojnë se ish-krerët e UÇK-së janë fajtorë për krimet e supozuara

“Liria ka Emër” thërret diasporën në Hagë: Më 15 dhe 16 shtator të jemi bashkë në pritje të vendimit

Platforma “Liria ka Emër” u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që më 15 dhe 16 shtator …