Valon Murati: Albin Kurti është politikan i ‘status quo’, i cili po i bën dëm të madh Kosovës

Valon Murati: Për të shkuar drejt bashkimit kombëtar, fillimisht duhet të përfundojë dialogu me Serbinë

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim Kombëtar, Valon Murati ka thënë se për të shkuar drejt rrugës për bashkim kombëtar në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, fillimisht duhet të përfundojë dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë. Murati konsideron se ne duhet t’i zgjidhim problemet me Serbinë, e pastaj të flitet për bashkim kombëtar, kohë në të cilën beson se ai do të jetojë. Dje pati reagime të shumta rreth kësaj teme sepse Kurti tha që Kosova nuk mund të bashkohet me Shqipërinë për shkak se nuk e lejon kushtetua e saj gjatë vizitës së tij në Lezhë të Shqipërisë. Edhe pse, Kurti gjatë rrugëtimit të tij politik, këtë temë e pati shndërruar në kauzë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …