leoni

Vasili: T’u jepet fund lojërave politike që tronditin stabilitetin e vendit dhe të shfrytëzohen shanset për kompromis

Vasili: T’u jepet fund lojërave politike që tronditin stabilitetin e vendit dhe të shfrytëzohen shanset për kompromis

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka reaguar të mërkurën në lidhje në situatën politike në Shqipëri. Ai përmes një deklarate për shtyp u bëri thirrje forcave politike që të mos humbasin asnjë orë më shumë dhe t’i japin zgjidhje krizës. Sipas tij, LSI i ka qëndruar dhe i qëndron paketës së kompromisit të ofruar nga McAllister. “Nuk duhet humbur asnjë orë më shumë për zgjidhjen e menjëhershme të situatës aktuale politike. Lëvizja Socialiste për Integrim i ka qëndruar dhe i qëndron pikë për pikë kompromisit të McAllister dhe të mbështetur nga Fleckenstein dhe nuk ka nevojë të diskutohet më. Paketa duhet të zbatohet pikë për pikë nga të dy palët. Boll më me këtë teatër jo transparent”, tha Vasili, duke shtuar se duhet t’i jepet fund lojërave politike, që tronditin stabilitetin e vendit dhe të shfrytëzohen shanset për kompromis. “Përgjegjësitë për bllokimin e zgjidhjes janë të atyre që nuk e mbështetën dhe nuk e mbështesin edhe tani propozimin e McAllister. Pata paralajmëruar publikisht se vizita e zv.ndihmës sekretarit të Shtetit, Hoyt Brian Yee ishte një shans për kompromisin. Duhet t’i jepet fund një orë e më parë të gjitha lojërave politike, që tronditin stabilitetin dhe sigurinë e vendit dhe të qytetarëve. Lëvizja Socialiste për Integrim është e gatshme të kthejë edhe postin e presidentit të Republikës në shërbim të zgjidhjes së shpejtë të krizës”, ka thënë kreu i LSI-së, Petrit Vasili.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari turk, Erdogan

Erdoğan: Duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të pafajshëm në Gaza, Izraeli tashmë ka tejkaluar famëkeqin nazist, Adolf Hitler

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të …