Vazhdojnë protestat në Tiranë kundër vizitës në Shqipëri të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq

Edhe sot ka pasur protesta në Tiranë kundër vizitës në Shqipëri të presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq i cili mbrëmë arriti në Tiranë për të marrë pjesë në nismën e quajtur “Mini Shengeni” i Ballkanit”. Gjatë ditës së sotme, presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç,  kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe presidenti i Malizt të Zi Milo Gjukanoviç të shoqëruar nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama qëndruan në Durrës për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga tërmeti që goditi zonën bregdetare të Shqipërisë më 26 nëntor. Pas sesionit të liderëve të zhvilluar rreth orës 10.00, nga ora 12.00 fillon Seanca Plenare me pjesëmarrjen e delegacioneve të katër shteteve. Pas përfundimit të kësaj seanca, rreth orës 13.30 është paraparë të mbahet konferencë e përbashkët për medie.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Marrëdhëniet strategjike me SHBA, Gjermaninë dhe BE, shtylla kryesore e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar rëndësinë jetike të marrëdhënieve strategjike që Kosova ruan …