Edward Joseph

Edward Joseph: Projekti i Minishengenit do të ketë sukses vetëm nëse përfshihen të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor

Eksperti për çështjet ballkanike në Universitetin e John Hopkins në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Edward Joseph i ka deklaruar gazetës “Shekulli” se projekti i Minishengenit do të ketë sukses vetëm nëse përfshihen të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Nëse Kosova nuk do të jetë pjesë e këtij projekti, do të jetë një fatkeqësi, ka theksuar analisti, Eduard Xhosef. Ai ka shtuar më tutje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian duhet ta sqarojnë se nismat rajonale për bashkëpunim janë shumë të mirëseardhura – me kusht që ato të jenë plotësisht gjithëpërfshirëse, dhe jo të dizajnuara për të përjashtuar vendet në mënyrë që të përparojnë një agjendë politike.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kabashi-Ramaj i kërkon Kurtit shkarkimin e dy ministrave pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Deputetja e PDK-së, Besa Kabashi-Ramaj, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti shkarkimin e ministrit të …