Berat Rukiqi: Rritja ekonomike për vitin 2021 pritet të jetë vetëm 3.5 deri në 4% për shkak të jostabilitetit politik në vend

Rukiqi: Vonesa në krijimin e Qeverisë do të ketë ndikim negativ në ekonominë e Kosovës

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ka tërhequr vërejtjen se vonesa në krijimin e Qeverisë do të ketë ndikim negativ në ekonominë e Kosovës. Ne duam të besojmë që politikanët do jenë të arsyeshëm dhe në fillim të vitit të kemi një Qeveri funksionale. Kosova nuk ka komoditet të theksojë se ka rritje ekonomike. Ne ende po mbyllim vitin 2019 nuk kemi arrit me krijuar rrethana të rritjes ekonomike të shkojmë më 7 deri në 8%. Duhet të ketë dialog me ne që ta forcojmë sektorin privat, t’i trajtojnë ato probleme. Edhe te investimet e huaja krejt kjo periudhë me temën e dialogut e taksës kanë pengu një reformë në shumë politika fiskale ekonomike dhe kjo ka rezultuar me ngecje të investimeve e ngadalësim të rritjes së eksportit dhe investimeve të huaja, ka theksuar kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi. Ai ka shtuar më tutje se shqetësues po thotë ai se mbetet mosrritja ekonomike, duke sugjeruar që të forcohet sektorit privat me politike të mirëfillta fiskale.

Kontrolloni gjithashtu

DASH: Qeveria e Kosovës është treguar e pasuksesshme në përpjekjet për të hetuar dhe luftuar individët e korruptuar

DASh, është shprehur i zhgënjyer pasi dy persona të sanksionuar nga ShBA janë propozuar për të qenë pjesë e qeverisë së re në Serbi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka  bërë e ditur se pozicioni i tyre për ish-shefin e …