leoni

Vazhdojnë punimet në ndërtimin e parkut në fshatin Potoqan i Poshtëm

Drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në komunën e Rahovecit Rumir Zhuniqi, ka vizituar punimet në fshatin Potoqan i Poshtëm, ku po bëhet ndërtimi i njërit nga 8 parqet e planifikuara të ndërtohen e që financohen nga komunën e Rahovecit. “Në fshatin Potoqan të Poshtëm, kam vizatur punimet për ndërtimin e parkut në këtë fshat, ku momentalisht po ndërtohet parkingu skaj rrugës kryesore dhe ditëve në vijim punimet do të vazhdojnë edhe në pjesën brenda parkut, me stazat për ecje, ulëse, hapësira për aktivitete sportive dhe kënd lojërash për fëmijë”, u shpreh Drejtori i Urbanizmit Rumir Zhuniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Në Rahovecin e punëtorëve, Puna Nuk Ndalet!

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi të martën mbrëma, mbajti takime elektorale në …