Vazhdojnë punimet në renovimin e objektit të Shtëpisë së Kulturës “Mensur Zyberaj” në qytetin e Rahovecit

Po vazhdojnë punimet në renovimin e objektit të Shtëpisë së Kulturës “Mensur Zyberaj” në qytetin e Rahovecit që financohet nga buxheti i kësaj Komune. Renovimi i objektit ka nisur gjatë vitit të kaluar me renovimin e brendshëm dhe pas përfundimit të punëve përbrenda objektit, punimet janë duke vazhduar në renovimin e jashtëm të objektit. Ervin Hoxha, drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Rahovecit në lidhje me renovimin e objektit të Shtëpisë së Kulturës “Mensur Zyberaj”, shprehet se në objektin në fjalë, nuk ka pasur ndonjë intervenim sikur ky që tani është duke u bërë edhe pse ka pasur nevojë. “Renovimi i brendshëm ka përfunduar dhe tani është duke u punuar në renovimin e jashtëm të objektit dhe shumë shpejt ky objekt do të marrë pamjen tjetër, shprehet drejtori Hoxha.

Kontrolloni gjithashtu

Deçani mobilizohet për marshin për Liri “Kosova po pret” më 12 shtator

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se …