Vazhdojnë punimet në rregullimin e infrastrukturës rrugore në Fshatin e Ri

Në vazhdën e punimeve për realizimin e projekteve të parapara për këtë vit, në teren po vazhdojnë punët në përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe hapësirave të gjelbëruara të komunës së Vitisë. Në këtë kontest, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka qëndruar në Fshatin e Ri, për të parë nga afër punimet që janë duke u kryer në përgatitjen për asfaltim të rrugës së Bregut, në këtë lokalitet. Gjithashtu, një vizitë i është bërë edhe parkut “Martirët Demiri” në Pozheran, ku është duke u rregulluar kjo hapësirë gjelbëruese. Kryetari Haliti ka thënë se po vazhdohet të punohet edhe më tej në realizimin e projekteve dhe kështu deri në fund të vitit të përfundojnë projektet e parapara për këtë vit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …