Vazhdon asfaltimi i rrugëve në Skenderaj

Komuna e Skenderajt po vazhdon rregullimin e sistemit të infrastrukturës rrugore në territorin e saj, nëpërmjet projekteve të financuara nga niveli qendror por edhe nga buxheti komunal, me qëllim të lehtësimit të jetës së qytetarëve. Në këtë mënyrë, ka hyrë në fazën përfundimtare projekti rrugor Klinë e Poshtme – Prekaz, i cili ka filluar të realizohet nga viti 2016 e që pritet të kryhet para afatit të kontratës që është vitit 2019. Projekti parasheh 11.5 kilometra (11,440 metra), që përfshin në vete 31 segmente rrugore nëpër të cilën Ministria e Infrastrukturës ka ndarë 797,946.50 Euro. Sipas përfaqësuesve të Operatorit Ekonomik ILEAA Group, firmë kjo që po i zhvillon punimet, projekti në fjalë pritet të përfundojë gjatë këtij viti, 1 vit para afatit të kontratës, 2016-2019.

Kontrolloni gjithashtu

Sektori i Rinisë – Ferizaj, ju fton të bëheni pjesë e edicionit të tretë të çmimeve

Komuna e Ferizajt u vlerësua në edicionin e kaluar të Çmimeve të Vullnetarizmit të Vitit …