Vazhdon digjitalizimi i shkollave në komunën e Deçanit

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, bashkë me drejtorin e DKA-së Bekim Vishaj, kanë pritur në takim drejtorët e shkollave, ku promovuan fillimin e digjitalizimit të shkollave të Komunës së Deçanit. Në takim u bë me dije se realizimi i një projekti të tillë, ka filluar në vitin 2020 dhe po vazhdon edhe këtë vit. Kurse vlera e projektit është rreth 50 mijë €. Sapo kemi filluar me gjysëmvjetorin e dytë shkollor dhe qysh në fillim kemi një lajm të mirë për arsimin në Deçan, pasi që shkollat e komunës së Deçanit në kuadër të një projekti të përbashkët do të digjitalizohen, konkretisht do të pajisim shkollat me laptop dhe video projektor. Digjitalizimi i shkollave është shumë i rëndësishëm, pasi që përmes tyre mësimdhënia dhe mësimnxënia do të jetë më e lehtë. Ky projekt në Deçan, po realizohet falë bashkëpunimit të Komunës, MASH-in, Ministrin Ramë Likaj, DKA-në dhe donatorë tjerë – tha Kryetari Ramosaj. Kryetari Ramosaj, i përgzojë drejtorët e shkollave për angazhimin e tyre, sidomos në këtë kohë pandemie.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …