Ramosaj: Deçanin do e shëndrrojmë në Kryeqytetin e Kosovës për Turizëm

Kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, ka thënë se Deçani do e shëndrrojmë në Kryeqytetin e Kosovës për Turizëm. ,,Ky rrugëtim tashmë i filluar me shumë përkushtim, nuk do të ndaloj përkundër qasjes diskriminuese buxhetore nga 15 marsi 2020. Më 15 mars 2020, Deçanit ju ndalua buxheti i Rrugës Deçan- Plavë, ju ndalua buxheti për Bellen dhe Pleqen, vendbanime këto me trashëgimi historike e natyrore. Ju ndalua buxheti për elektrifikimin e bjeshkëve, e Rruga për bjeshkën e Strellcit, ju ndalua buxheti për rrugën e Qendrës së Qytetit. Deçanit ju ndalua edhe teleferiku në bjeshkën e Belegut. Deçanit ju mohua edhe buxheti për Ujërat e zeza e investimi në ndërtimin e rrugëve lokale nëpër vendbanime. Megjithëatë, Deçani do bëhet kryeqendra e Turizmit në Kosovë. Qytetarët e Deçanit nuk mashtrohen dhe kurr nuk janë mashtruar përgjatë historisë. Ka thënë kryetari i komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …