Enver Hoxhaj: Janë rreth 400 mijë ndërtime ilegale, shtëpi, banesa e lokale afariste në pritje të legalizimit

Enver Hoxhaj: Janë rreth 400 mijë ndërtime ilegale, shtëpi, banesa e lokale afariste në pritje të legalizimit

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj ka bërë me dije se janë rreth 400 mijë ndërtime ilegale, shtëpi, banesa e lokale afariste, që janë në pritje të legalizimit në Kosovë. Gjatë një takimi me banorët e lagjes Kodra e Trimave në Prishtinë, ai ka deklaruar se me qeverisjen e tij do të legalizohen të gjitha ndërtimet ilegale që nuk e prekin pronën publike apo interesin publik. “Ky kapital ka mbetur i bllokuar, sepse në mungesë të fletave poseduese, pronarët e këtyre ndërtimeve as si hipotekë për kredi nuk po mund t’i përdorin ato. Ne do t’i legalizojmë të gjitha ndërtimet ilegale që nuk e prekin pronën publike apo interesin publik, duke e zhbllokuar kështu këtë kapital për t’i dhënë hov rimëkëmbjes së ekonomisë sonë”, ka shkruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: Një marrëveshje me Serbinë, pa njohjen në qendër, do të zgjasë procesin e dialogut dhe status-quonë në Kosovë

Memli Krasniqi: PDK-ja asnjëherë nuk ka pasur vija të kuqe me asnjë subjekt tjetër politik, nuk ka as me Vetëvendosjen

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas pajtimit me kërkesën e Albin Kurtit për mundësinë e  …