Dyfishohen rastet me virusin korona ne Kosovë, vetëm në 24 orët e fundit konfirmohen 221 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 3 të infektuar, janë evidentuar 316 raste të reja, ndërsa 195 janë shëruar

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratorët private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1 mijë e 652 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 316 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 59 mijë e 304 raste nga 227 mijë e 482 të dyshimtë, ndërsa prej fillimit të pandemisë 1 mijë e 482  të infektuar kanë vdekur. Gjatë 24 orëve të fundit, kanë vdekur tre pacientë,  janë shëruar 195, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 51.713, kurse numri i rasteve aktive është 6 mijë 109.

Kontrolloni gjithashtu

Ariana Musliu-Shoshi

Ariana Musliu-Shoshi: Ndërkombëtarët e kanë humbur besimin në zotimet e kësaj qeverie, ata po kërkojnë hapa konkretë

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, pas qëndrimeve të hapura …