Vazhdon mirëmbajtja e hapësirave publike dhe eliminimi i të gjitha deponive ilegale të mbeturinave në komunën e Rahovecit

Komuna e Rahovecit, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike përmes operatorëve ekonomik, po vazhdon me mirëmbajtjen e hapësirave publike duke eliminuar të gjitha deponitë ilegale të mbeturinave. Për mirëmbajtjen e hapësirave publike, drejtori i Drejtorisë për Shërbime Publike, Përparim Krasniqi është shprehur se ne jemi duke vazhduar me mirëmbajtjen e hapësirave publike, duke eliminuar të gjitha deponitë ilegale të mbeturinave. “Apeloj tek të gjithë që mos të hedhin mbeturina vend e pa vend, pasi që hedhja e mbeturinave në vende ku është e ndaluar, do të gjobiten nga institucionet komunale dhe policia e Kosovës. Komuna e Rahovecit synon të jetë komunë ekologjike”, ka thënë drejtori Krasniqi.

Mund të jetë një imazh i natyra

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …