Vazhdon trajtimi i hapësirave dhe objekteve publike në Viti

Dezinfektimi dhe trajtimi i hapësirave dhe objekteve publike në Komunën e Vitisë po vazhdon në faza tjera. Ekipet e shërbimeve publike dhe të kompanive të specializuara po dezinfektojnë objektet e shkollës, të kishës, ambulancës dhe të një restoranti në fshatin Letnicë. Ndërkohë në Viti po vazhdon mirëmbajtja, pastrimi dhe klorizimi i rregullt i rrugëve. Në anën tjetër ekipet e Kryqit të Kuq po shpërndajnë donacionet e “Viva Fresh Store” në pako ushqimore dhe higjienike për familjet në nevojë. Komiteti emergjent i Komunës së Vitisë është non stop në veprim dhe po harmonizon veprimet me nivelin qendror dhe me komponentën lokale për t’u mbrojtur sa më mirë nga pandemia.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …