Brickos

Dezinfektohen të gjitha objektet publike në komunën e Junikut, gjithashtu është bërë edhe pastrimi i rrugëve nga shërbimi i zjarrfikësve

Komuna e Junikut ka bërë dezinfektimin e të gjitha objekteve publike si: Objekti i Komunës, QKMF, objekti i Zjarrfikësve, objekti i QPS-së, Objekti i QPD-së, Biblioteka Komunale, shkollën e mesme dhe fillore, objekti i Policisë etj. Në këtë mënyrë komuna i është përgjigjur luftës kundër virusit COVID-19 duke angazhuar kompani profesionale për dezinfektim. Po ashtu, shërbimi i zjarrfikësve në komunën e Junikut është duke bërë pastrimin e rrugëve, parqeve, shesheve në atë mënyrë që sadopak ta bëjë parandalimin e këtij virusi. Komuna e Junikut, lut qytetarët që të respektojnë vendimin e qeverisë që ndalon shëtitjen në parqet dhe piknik, ku ju njoftojmë se deri në një vendim të ri ndalohet frekuentimi i parkut të Erenikut dhe Moronicës si masë preventive ndaj COVID-19.

Ta luftojmë këtë armik të padukshëm dhe ta ruajmë shëndetin tonë dhe të njëri tjetrit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …